Imami sqaron deklaratën e tij me “pjellorinë” e gruas…!

   Kanë qenë të shumta replikat në adresë të Arben Imamit dhe deklaratës së tij të djeshme në emisionin Opinion, se Jozefina Topalli u hoq nga lista për të ndërruar nga gra pa karrierë që kanë “pjellë” 3-4 fëmijë.

Në rrjetet sociale por edhe në reagime me shkrim, siç ishte ai I Dom Gjergj Metës, deklarata e Arben Imamit nuk është pritur për mirë.

Por mbi këtë çështje ka reaguar vetë deputeti i cili ka bërë sqarimin e kontekstit në të cilin ka përdour shprehinë e djeshme.

Në rrjetet sociale deklarata e tij ishte më e komentuara dhe sigurisht jo për mirë. Kështu Arben Imami ka reaguar sot duke u përpjekur të sqarojë kontekstin e deklaratës së tij në “Opinion”. Imami ka bërë dallimin mes jetës e meritës publike dhe private.

Reagimi i Arben Imamit

Lindja e njeriut është ngjarja më e madhe botërore. Gruaja ka detyrimin dhe fatin e madh të amësisë, por ky është një fakt natyror, dhe i përket sferës private, familjare.

Kjo nuk do të thotë se ajo është e privuar nga jeta publike – vetëm një marksiste feministe fondamentaliste si Shulamith Firestone thotë se ajo duhet ta ndryshojë këtë kusht natyror për t’u përfshirë në jetën publike.

Krahasimi im ka qenë midis meritës publike të znj. Topalli (e cila gjithashtu ka lindur fëmijë, por kjo nuk është arsyeja e meritës së saj publike) dhe mungesës së plotë të deritanishme të jetës publike të zonjës kandidate.

Shpresoj të kemi davaritur nëse ka pasur ndonjë paqartësi dhe jo aktivizëm politik në vërejtjet e bëra.

Dashamirësisht, Arben Imami

Kujtojmë se dje Imami tha:

Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga lista. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmij