Interi rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A duke marrë një fitore 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj Cremoneses. Ndeshja nisi në “malore” për zikaltrit që e panë veten në disavantazh pas 11 minutash lojë.
Skuadra vendase do të shënonte golin e avantazhit me një “perlë” të realizuar nga David Okereke. Sulmuesi lëshoi një të djathtë perfekte që do të shkonte në trekëndëshin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Onana.
Interi reagoi 10 minuta më pas duke gjetur golin e barazimit. Lautaro Martinez shënoi pas një pritje të portierit ndaj Dzekos. Skuadra zikaltër shënoi golin e dytë në minutën e 65-të, falë Lautaros, i cili goditi saktë brenda zonës duke u ndihmuar dhe nga një devijim. Ky është goli i 11-të sezonal për sulmuesin argjentinas dhe i dyti në këtë ndeshje.
Me këtë fitore skuadra e Inzaghit ngjitet në vendin e dytë me 40 pikë, 10 më pak se Napoli.