Iran-SHBA nuk është vetëm futboll, si mund të kualifikohen skuadrat

Përballja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është si gjithë të tjerat e këtij Botërori. Kjo jo vetëm për nga ana sportive, por edhe politike dhe një historie përplasjesh qëkur Irani shpalli Republikën islamike.

Iranianët kërkojnë që për herë të parë të kalojnë fazën e grupeve dhe këtë mund ta bëjnë edhe me një barazim, teksa ndodhen në kuotën e 3 pikëve, ndërsa amerikanët kanë 2 pikë, të detyruar të fitojnë nëse duan të avancojnë më tej.

Përballja mes këtyre dy skuadrave ka edhe një histori tjetër, pasi Irani fitoren e parë në një Kupë Bote e ka pikërisht ndaj SHBA, teksa në Francë 98’ fitoi 2-1, por që nuk mjaftoi për të kaluar grupin. Nëse Irani arrin të fitojë, mund të marrë vendin e parë në grup, nëse në sfidën tjetër Anglia nuk mund dot Uellsin.

Pra, gjithçka e hapur mes dy kombëtareve që me siguri do të kalojë thjesht anën sportive në fushën e lojës, që nga tifozët në tribuna dhe deri nga mesazhet e ndryshme që mund të shfaqen jo vetëm në stadium. Gjithsesi, në fushën e lojës pritet një duel i luftuar, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren.