Kryeministri Edi Rama mes batutave dhe humorit ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ishte i ftuar në emisionin Fiks Fare. Ai ka pohuar se ditën e djeshme festoi ditën e lindjes së Partisë Socialiste, por nuk la pa përmenduar edhe ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
I futur në një situatë imagjinare nga moderatoret, kryeministri ishte përballë zgjedhjes se kujt do t’ia jepte parashutën nëse avioni do të rrëzohej, Bashës apo Metës.
Gazetarët: Të krijojmë një situatë, po bie avioni dhe ti ke një parashutë, brenda në avion është Basha dhe Meta. Ti përveç parashutës tënde ke dhe një tjetër, kujt do t’ia japësh parashutën?
Rama: Po e lehtë është kjo, parashutën do ia japë Bashës, kurse Ilirin (me shenja tregon që do e mbaj në krahë) dhe zbresim të tre.
Gazetarët: Jeni bërë dy çifte, nga njëra anë Romeo me Zhulietën dhe nga ana tjetër Otello me Desdemonë. Kush mendon se do t’i fitojë zgjedhjet?
Rama: Vetëm më ndaj këtë, kush është Otello dhe kush është Desdemona, se që unë jam Romeo e di, edhe që Luli është Zhulieta e di