Ja kur mbaron realisht mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla

Debatet për zgjedhjen e pasuesit të kryeprokurorit Adriatik Llalla janë të shumta, në një kohë kur mandati i tij mbaron në datën 7 dhjetor.

I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24”, juristi Çlirim Gjata pohoi se nuk mund të flitet kurrsesi që mandati i Llallës mbaron, nëse ky vendim nuk merret nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mes të tjerash ai tregoi rrugën që duhet të ndiqet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, ndërsa shtoi se gjithçka përcaktohet në Kushtetutë, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Nëse do ulemi të numërojmë mandatin e Llallës, data 7 është afati i fundit. Mandati është element kushtetues. Këtu problemi hyn në pjesën përbërëse të drejtësisë. Jo kot janë bërë këto procedura. Problemi është që nuk mundet që mediat, qytetari, prokuroria vet, organet e drejtësisë, dhe as parlamenti dhe kryeministri e presidenti që të thonë se kryeprokurorit i ka mbaruar mandati. Kushtetua jep procedurat kushtetuese. Politika nuk duhet të ndikojë tek mandati. Mandati i mbaron në mënyrë kushtetuese kur ta deklarojë Këshilli i lartë i Prokurorisë. Sikur KLP-ja mos ta deklarojë kurrë? Kjo duhet zbatuar e zezë mbi të bardhë. Momenti i dytë është mbi dispozitën kalimtare që ka të bëjë me kryeprokurorin me mandat të përkohshëm. Emërimi i prokurorit kalon në KLP. KLP deklaron mbarimin e mandatin, bën 3 kandidatura dhe parlamenti zgjedh një. I pari në listë zgjidhjet prokuror. Kur mbaron para kohe mandati i prokurorit? Kur jem dorëheqje, apo larg qoftë….Kur t’i mbaronte para kohe dhe s’do kishte KLP, do ndërhynte Kuvendi. Ne jemi në përfundim të mandatit të tij. Mandati i mbaron kur deklarohet vendimi i KLP-së.”, tha Gjata.