Pas 27 ndeshjesh radhazi në Seria A, Milani i Stefano Piolit ka gjetur rival në kampionatin italian të futbollit.
Kuqezinjtë u mposhtën 3-1 nga Juventusi në takimin e javës së 16-të të zhvilluar në “San Siro”, duke pësuar kështu humbjen e parë në këtë sezon në kampionat. Chiesa kaloi në avantazh bardhezinjtë në të 18-të minutë, teksa Calabria në fundin e së parës vendosi baraspeshën.
Gjithsesi, Juve gjeti fitoren pas golave të Chiesa dhe McKennie. Juventus mbron fitoren deri në fund, duke u ngjitur në vendin e katërt, 6 pikë larg kreut që mbahet nga Milan, por me një ndeshje më pak. Milan kryeson klasifikimin, pasi Inter rivali direkt u mposht 2-1 nga Sampdoria dhe ka 1 pikë më shumë se kushërinjtë zikaltër.
Fitore 3-2 mori Barcelona në takimin e prapambetur përballë Atletic Bilbao. Heroi i katalanasve ishte Lionel Messi me dopietë, teksa në listën e golashënuesve e shënoi emrin edhe i riu Pedri.
Manchester City është kundërshtari i Tottenham Hotspur në finalen e këtij sezoni në Carabao Cup. Të kaltërit mposhtën rivalët e qytetit, Manchester United me shifrat 2-0 për të siguruar biletën për në raundin e fundit në këtë kompeticion.