Armir Shkurti
Në një nga muzeumet, SHTETËROR, në Shqipëri, i kërkoj faturën, përveç biletave.
– Faturë s’të jap dot se ka rënë sistemi. – më thotë punonjësja
– Kujt i thua ti “ka rënë sistemi”!? – bëra sikur u nxeha unë – Me një protestë të Saliut kujtuat ju se po rrëzoni sistemin tonë politik? Do hidhni Edi Ramën?
Ajo u zverdh. Zgurdulloi sytë dhe nisi të belbëzojë.
– Zotëri, unë nuk e kisha për…
– Po ne këtë sistem e kemi ndërtuar me gjak moj! – vazhova më me zjarr unë – Ne na ka votuar populli për këtë sistem dhe ti thua “ka rënë”?!
Donte e zeza vajzë të më sqaronte, por unë nuk përmbahesha, deri kur nga mbrapa, në sup, ndjej një prekje të lehtë. Ishte një roje sigurie.
– Ka rënë interneti or mik, se për atë sistem që thua ti edhe ne kemi luftuar
Unë bëra sikur u ftillova
– Ëëë! Nuk e kishe për sistemin politik ti moj?
– Po joooo o zotëri! Ne jemi vet me Edi Ramën. Po ka rënë ky sistemi i flamosur i faturës e prandaj s’të jap dot….
