Kameruni dhe Serbia dalin nga fusha vetëm me 1 pikë

Kameruni dhe Serbia kanë barazuar 3-3 në një ndeshje të çmendur, e vlefshme për Grupin G të Botërorit “KATAR 2022”.

Serinë e golave e hapi përfaqësuesja afrikane me Kasteleton në minutën e 29′, pas një devijimi nga ana e tij në goditjen e këndit duke e shtyrë topin në fundin e rrjetës.

Serbia barazoi fillimisht me Pavloviç në minutën 45+1′ dhe pas 3 minutash ishte Milinkoviç-Saviç ai që realizoi golin përkohësisht të përmbysjes.

Në minutën 63′, Kameruni shënoi golin me Abubakar duke ngushtuar diferencat. Ndërsa Çupo-Moting, ishte ai që riktheu afrikanët në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 66′.

Me këtë barazim, të dyja kombëtaret mbajnë vendet e fundit nga një 1 pikë të grumbulluar, duke shpresuar që ndeshjen e fundit të provojnë shijen e parë të fitores në këtë edicion të Kupës së Botës, për të avancuar për më tej.

FT | KAMERUN 3-3 SERBI

Kasteleto 29′, Abubakar 64′, Çupo-Moting 66′ / Pavloviç 45+1′, Milinkoviç-Saviç 45+3′, Mitroviç 53′