Katari i jep lamtumirën turneut! Nuk ka mundësi matematikore të kualifikohet

Kupa e Botës ka zyrtarisht skuadrën e parë që nuk mund të vazhdojë në fazën me eliminim direkt. Edhe pse pritej shumë prej tij, Katari, vendi organizator, ka shkruar emrin pikërisht si ekipi i parë i cili nuk ka më mundësi matematikore për të vijuar më tej rrugëtimin e tij.

Skuadra e cila siguroi biletën vetëm si vendi organizator, ndoshta më i kritikuari në historinë e Botërorëve për arsye nga më të ndryshmet, ka zhgënjyer duke u mundur 2-0 nga Ekuadori dhe 3-1 nga Senegali. Me barazimin e sotëm mes Ekuadorit dhe Holandës, ata arritën në kuotën e 4 pikëve e kështu bëhen të pakapshëm për Ekuadorin sido që të ndahet ndeshja e fundit.

Megjithatë, vendi organizator mund të bëhet ndikues në garën për të vazhduar më tej të tre skuadrave të tjera, pasi golavarazhi që do të regjistrojë Holanda ndaj tyre mund të jetë vendimtar për fatet e grupit.