Një nga “misteret” që ka zbuluar ish deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima, sakaq themelues i partisë “Zgjidhja”, gjatë fjalës së mbajtur sot në Korçë, ka qenë edhe skema nëpërmjet të cilës kryeminstri dhe kryetar aktual i Partisë Socialiste Edi Rama, synon të konvertohet në “Sulltan”, pas mbajtjes së zgjedhjeve farsë.
“Dua t’u rikujtoj edhe një herë liderëve politikë të papërgjegjshëm dhe dritëshkurtër të Shqipërisë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se zgjedhjet e 18 qershorit kanë rënë dhe se ato në asnjë rast nuk do prodhojnë dot as institucione legjitime dhe as stabilitet.Rama mendon dhe tenton që të rindërtojë me ca nga këto partizat e shportës së koalicionit të tij, një grup që do bëhet opozita farsë dhe e emëruar e vendit. Dhe ky do shkojë në Parlamentin e ardhshëm si “sulltani i vogël” përballë kësaj opozite të sajuar. Ai është betuar se në katër vitet e ardhshëm do të përfaqësojë edhe elektoratin e opozitës reale, e cila nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit”, ka vlerësuar Kokëdhima