Kristian Asllani bëhet shqiptari i katërt që fiton Kupën e Italisë

Me këtë triumf, djaloshi me origjinë nga Elbasani ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si një nga shqiptarët e paktë, që kanë triumfuar më parë në trofeun e dytë për nga rëndësia në Itali. Asllani është futbollisti i katërt shqiptar, që arrin të fitojë Kupën e Italisë.

Lorik Cana dhe Tomas Strakosha me Lacion, si dhe Elseid Hysaj me Napolin e kishin fituar më parë këtë trofe. Gjithsesi suksesi i parë shqiptar ne Itali ka ndodhur shumë më herët, në sezonin 1941-1942 kur Naim Kryeziu shkëlqente me Romën dhe fitonte titullin kampion.

Publikuar nga Publik Media