Kreshnik OSMANI
Të gjithë ata që e kanë parë Ramën apo cdo lloj zullumqari me pushtet me zili, lë të kujtojnë rrahjet turbolente të gjoksit të tij në këto momente. Imagjino të jesh manjak lavdie e pushteti, te shkelesh me kepuce pabesisht kedo qe te del perpara se te duket vetja inteligjent superior dhe të kesh mendjen në cdo minutë në New York se cfarë do të nxjerrë ish Shefi i FBI nga goja per lojen e madhe te spiunazhit nderkombetar. Ndërkohë as e kompromenton dot, as e ble, as e shet, as e hedh dot në kanal me aksident me makine, as e con në urgjencë me arrest kardiak.
Se mos t’ju rrejë mendja. Këtë nuk e ka prej nesh sepse në këtë gjëndje ku kemi mbërritur si popull ne e meritojmë atë, madje edhe një më të lig se ai. Këtë mallikim që i ra si rrufeja në qiell te hapur e ka, nga lotët e nonanve që po përcjellin fëmijët e tyre në aeroport sepse nuk jetojnë më dot këtu dhe nga varret e baballarëve dhe të nënave që nuk u erdhën dot fëmijët në varrim, sepse kishin për të bërë letrat e azilit në vendet ku u arratisën.
Cdo zullumqar e ka ditën e vet, më pas e kanë radhën ushtarët e zullumqarit me oborrtarët. Ky është ligj jete, që nuk ka fuqi në botë ta ndalojë, edhe sikur të bëhet Amerika me gjithë Kinën e Rusinë bashkë!
Kjo tokë e ka mallkimin të fortë!