Një 45 vjeçar është lënë në burg nga Gjykata e Kukësit, pasi akuzohet se ka përdhunuar fqinjen e tij të mitur, një vajzë 12 vjeçare.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet N.E, ndërsa gazetari i Ora Neës Elton Qyno shkruan se abuzimi mund të ketë nisur 2 vvite më parë, kur e mitur aka qenë 10 vjeçe, dhe ka vazhduar gjatë dy viteve të fundit.
Familja e vajzës ka bërë kallëzim dhe fillimisht çështja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës, por më pas organi i akuzës ka shpallur moskopetencë duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Kukësit, për hetime të mëtejshme.
Familja e vajzës jeton në kushte të vështira ekonomike. Dyshohet se 45 vjeçari ka përfituar nga ky fakt dhe është afruar me të miturën. Dy ditë më parë prokuroria ka urdhëruar arrestimin e personit me inicialet N.E dhe sot gjykata ka vendosur ta lërë atë në burg.
N.E, në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa rezulton se është i divorcuar. Familja e vajzës jeton në Kukës në një varfëri ekstreme dhe ka 4 fëmijë.