U godit me shishe nga tifozët vendas
Futbolli shqiptar u kthye shumë vite mbrapa. Pasi Tedi Cara i dha avantazhin Partizanit në Kukës, futbollisti u godit me shishe nga tifozët vendas. Për këtë ngjarje, ka reaguar klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“FK Kukësi dënon ashpër ngjarjen e ndodhur sot në “Kukës Arena”, aty ku tifozët tonë goditën sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara i cili pësoi dëmtim të konsiderueshëm në kokë. Klubi i Kukësit distancohet nga kjo ngjarje e turpshme e tifozerisë dhe i kërkon falje sulmuesit Cara dhe klubit të Partizanit e njëkohësisht i uron shërim të shpejtë lojtarit.
Futbolli është një sport për të bashkuar dhe në një qytet si Kukësi që karakteristikën kryesore ka mikëpritjen, sjellje të tilla nuk kanë hije.
Klubi i Kukësit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente duke iu ardhur në ndihmë me pamjet filmike të stadiumit që të japin dënimin sipas ligjeve për autorin e këtij incidenti” – Shkruan Kukësi.