Viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Panajasë janë identifikuar si 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo, i cili sipas gazetarit Enrik Mehmeti në zonën e Vlorës njihej si “Bushi”.
Ata udhëtonin me një automjet tip “Benz”, që është bërë shoshë nga breshëria e plumbave të tre armëve kallashnikov, të cilat u gjetën brenda makinës tip “BMW” me targa italiane që autorët e dogjën në fshatin Frakull i Madh të Fierit.
Teksa policia dyshon se hakmarrja është pista kryesore e atentatit, zbulohet se Shpati Lena dhe Haki Xhezo kanë lidhje me masakrën e Vlorës, të ndodhur në zonën e plazhit të Vjetër në vitin 2019, ku një biznesmen u vra për një kalë.
Ngjarja ndodhi vetëm sepse një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë. Asokohe
Asokohe, Beqiraj ka keqtrajtuar në grup rojën e kalit Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal (allias) Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kafshës.
Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal më 4 gusht 2019 kanë goditur me grushte dhe shkelma duke e dëmtuar rëndë Alushin, i cili pasi i ka shpëtuar sulmit, ka shkuar në banesën e tij dhe i ka rrëfyer ngjarjen Ermal Xhezos
Gazmend Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë” dhe kjo ka bërë që Ermal Xhezo të mobilizojë një grup personash, ku përfshihen Shpati Lena dhe kunati i tij Ariel Kingji, të armatosur me automatikë dhe pistoleta, për të shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj.
Teksa kanë shkuar për të sqaruar episodin me rojën e kalit, janë ulur për tre minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke shkaktuar vrasjen e Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe të afërmit të viktimës Nesim Hodaj.
Autor i vrasjes Eduart Xhezo ndodhet ende në burg ku vuan dënimin e tij, ndërsa Shpati Lena dhe kunati i tij u akuzuan si bashkëpunëtor në krim.
U plagos dje në plazhin e Vlorës, vdes në spital pronari i lokalit
Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pronari i lokalit që mbeti i plagosur dje pas një konflikti me armë në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë.
Arben Beqiraj, 50 vjeç ka ndërruar jetë në spital, ku ndodhej prej pasdites së djeshme në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë disa plumba në trup. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Beqiraj nuk ia ka dalë.
Konflikti ndodhi dje në lagjen “1 Maj”, në lokalin e Beqiraj, ku dy persona me iniciale E.XH. dhe SH.L. qëlluan me armë. Të plagosur janë edhe djali i pronarit të lokalit, Ergest Beqiraj dhe shtetasi Nesim Hodaj.
Policia deklaroi se konflikti kishte ndodhur për motive banale. Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit.