Majlinda Bregu në fushatë , po mashtron qeveria Rama

Majlinda Bregu ka dalë në fushatë kundër mashtrimeve të qeverisë, duke paraqitur realitetin e hidhur të shoqërisë.

Bregu shkruan në rrjetet sociale se janë 53 mijë vajza e gra punëkërkuese në Shqipërisë me ose pa dilpomë, dhe se 17% e shqiptarëve janë të papunë.

Sipas Bregut, e cila u la jashtë listave për deputetë të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, ky është realiteti dhe jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajsë në fytyrë.

Ja çfarë shkruan Bregu:

“Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zëne të rinjtë me 32,2 %. Janë 53 mije vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome.
Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë.”
***
Për Valbonën e shumë të rinj si ajo…
Rrugëve, brenda e sidomos përtej Tiranës, nuk është më aspak çudi të takosh të rinj të papunë, e ç’është më e keqja, ndoshta dhe krejt të pashpresë. Valbona që takova nga fshati Mengël ne Elbasan ,s’është fas e para e as e fundit, ndër ata që kanë mbaruar Universitetin, por nuk ka gjetur punë.
U pamë teksa po shiste në një anë rruge në shitjen e frutave te baçes të familjes së saj. Ngela ngusht kur mësova se ishte e diplomuar në degën Gazetari- Anglisht, në universitetin e Elbasanit.
Gjëja e parë që munda t’i them ishte se të paktën është nga ato vajzat me këmbët në tokë, që nuk rrin kot e që shfrytëzon çdo mundësi për të bërë diçka, për t’ja dalë mbanë sido që t’i vijë jeta. Por a është kjo jeta që ajo meriton!? Sigurisht që jo. Valbona dhe të rinjtë si ajo, që përpiqen e që shkollohen, duhet të kenë mundësi reale punësimi në këtë vend. Meritojnë vende pune prej vërteti e jo të sajuara në shifra qeverie që gënjen nga njëra fushatë në tjetrën.
Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zëne të rinjtë me 32,2 %. Janë 53 mije vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome.
Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë. E vërteta e shumicës së të rinjve në Shqipëri, është kjo e Valbonës, gazetares anglishtfolëse që e takova duke shitur fruta buzë rrugës.