Mandati i artë i ministres së detit, djeg Komisionin e Ligjeve

Basir Çollaku

Parlamenti është shndërruar në një stallë blegtorale, ku Rama dërgon gjithnjë e më shpesh veshmbajtës të ndryshëm, për të mbaruar qokat e tij, pa përfillur aspak përcaktimet ligjore të Kushtetutës.
Komisioni i Ligjeve, i Kuvendit tonë të panderuar, nuk është në gjendje të lexojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes ministre e jashtme, Olta Xhaçka, për përfshirjen në konflikt interesi, statusit si investitor strategjik i bashkëshortit të saj Artan Gaçi.
Deputetët rilindas shtrydhen sipas stomakut të Edi Ramës, janë gjoja mendimtarët e drejtësisë, pasi kanë miratuar një pafundësi ligjesh, aktesh normative, kanë në dorë fate pronash, biznesesh, jetësh, dënimesh e faljesh, por kur vjen meseleja tek Xhaçka, trashen dhe kanë pamundësi juridike e mendore, për të kuptuar nëse zonja përfituese duhet të lërë mandatin, e të përballet me drejtësinë. Këtë, ata nuk e thonë dot, sepse ende nuk ua ka thënë kreu i stallës së tyre në krye të qeverisë dhe kanë zgjedhur të sillen si eunukë.

Gjykata Kushtetuese me anemi të theksuar pavarësie në disa raste, pranoi një nga kërkesat e opozitës, për të dhënë gjithnjë kohë kaotike juridike, duke kërkuar Kuvendit të shprehje saktësisht lidhur me kërkesën për mandatin e deputetes. Gjykata duke pranuar pjesërisht kërkesën e depozituar nga deputetët e PD, cilësoi të papajtueshëm më Kushtetutën vendimin e Kuvendit, i cili nuk miratoi kërkesën e deputetëve opozitarë që për mandatin e ministres të shprehej Kushtetuesja. Sipas këtij vendimi, Kuvendi detyrohet ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe çështja e mandatit shqyrtohet në themel nga kjo gjykatë.

Deputetët majtistë nuk dinë të lexojnë vendimin e gjykatës supreme të botuar në fletoren zyrtare. Këto të paaftë të cilët kanë bërë reformën e re gjoja në drejtësi, kanë shpërfytyruar hartën gjyqsore, kanë lejuar vendime me akte normative mbi ligjin, kanë sakatuar ndryshime në Kodin Penal, por përballë zonjës strategjike kanë ngecur si makinë në balte. Aty nuk ka asnjë paqartësi juridike. Vendimi i Gjykatës, e detyron legjislativin të dërgojë për shqyrtim raportin e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes për ministren e jashtme, Olta Xhaçka. Në janar 2023 kjo Gjykatë i dha të drejtë kërkesës së deputetëve të opozitës, duke e rrëzuar si antikushtetuese qëndrimin e mazhorancës në Parlament për të mos dërguar çështjen për shqyrtim. Socialistët kërkojnë gjithnjë kohë për të shpëtuar prej më tepër se një viti deputeten e tyre të kapur në flagrancë në shkelje të Kushtetutës. Sipas Gkykatës, në shkurt 2023 Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi.

E megjithatë paraja kurrë nuk fle. Artan Gaçi Bashkëshorti i minsitres, në mars 2022 në një mbledhje të Këshillit të Ministrave behet investitor strategjik duke përfituar në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, cilësohet si investitor strategjik ndonëse kompania është themeluar muaj pas marrjes së statusit duke i shërbyer me një afri gërmash, pronarësh bashkëpronarësh për të trukuar hiletë juridike. Edhe në takimet me ministrin grek për Belerin ajo flet njëherësh për bashkiakun që do të kqyrë investimin e saj nëse nuk mbetet në qeli. Xhaçka ndërkohë është një vizitore e dendur në Prokurorinë e Posaçme, pas ftesës së akuzës në hetimin për dhënien e bazave detare në Sarandë e Shëngjin subjekteve private, klientë qeveritarë, për investime thuajse strategjike. Ndashtë se jemi porte dhe aeroporte të NATO .

Në këtë histori të denoncuar nga ish-zv/ komandanti I Forcës detare, Artur Meçollari, janë pjesë e vendimmarrjes edhe presidenti i vendit Bajram Begaj, dhe ish shefi i shtabit, Bardhyl Kollçaku, sot deputet i Partisë Socialiste. Natyrisht tenderat e kohës së pandemisë, kur Xhaçka ishte ministre e Mbrojtes, e fluturonte në fushatë elektorale me helikopter, janë një harresë tjetër penale e prokurorisë, ose një shërbesë kokëulur ndaj Ramës. E megjithatë Kryeministrit, zonja strategjike Xhaçka, i duhet kështu e trysnuar, shushatur dhe trembur nga drejtësia, për një shërbim të fundit, i cili është udhës për tu kryer, në mos ka qepur në mungesë ekstreme transparence të gjitha detajet. Një punë e cila kapërcen të gjitha strategjiket e dritanishme,.

Eshtë historia e dekadave, ajo e zonës ekonomike për naftën, në detin që ndajmë me fqinjët grekë. Aty miliardat e eurove, ish kryeministra të huaj akuzuar për korrupsion, notojnë të lumtur brenda ujërave e hidrokarbureve tona, kanë një histori tjetër ku Rama po mbyll hesape shumëfish më tronditëse se të deritanishmet. Të tilla sa inceneratorët duken si lekë xhepi. E zonja Xhaçka, është një nga ministret e rëndësishme për të lehtësuar mbylljen e këtij megabiznesi afatgjatë. Gjithnjë, nëse SPAK do të ketë kohë të hyjë në këtë minierë keqbërisish qeveritarë, me të vetmen strategji kundër shqiptarëve e Shqipërisë..
..

Publikuar nga Publik Media