Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Mat. Mësohet se në përroin e fshatit German është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale A.M 36-vjeç.
Ky shtetas i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga shtëpia e tij. Ka qenë vëllai i tij ai që ka bërë denoncimin në lidhje me largimin e 36-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Mat/informacion paraprak/ Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes