Sipas Reuters, Merkel u ka thënë ligjvënësve në partinë e saj se për të frenuar përhapjen e koronavirusit bllokimi mund të zgjasë deri në fund të muajit prill.
“Nëse nuk arrijmë ta ndalojmë këtë virus britanik, atëherë do të kemi 10 herë numrin e rasteve deri për pashkët. Na duhen tetë deri në 10 javë më shumë masa të ashpra”, mësohet se ka thënë Merkal, raporton Reuters, duke cituar të përditshmen gjermane Bild.
Por kjo deklarate e Merkelit, publikuar në gazetën Bild është kundërshtuar nga disa media të tjera gjermane.
Zhvillimi në Irlandë ka treguar, se sa shpejt mund të përhapet virusi. Aty brenda një kohë të shkurtër, ka pasur një dhjetëfishim të shifrave të infektimit, shkruan agjencia Reuters.