Miku i Kiarës stilisti Niko Komani, kundër produksionit të “BBV”/ “Zgjodhën artikujt që u kanë interesuar”

Stilisti Niko Komani, miku i ngushtë i moderatores Kiara Tito, ka reaguar në rrjetet sociale pas artikujve që iu treguan moderatores gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, ku thuhej se miqtë e saj nuk e kanë pritur mirë lidhjen e saj me Luizin.

Niko Komani ka theksuar se ata kanë zgjedhur artikujt që u kanë interesuar dhe se ata që ftohen poshtë e lart nëpër studio si miqtë e Kiarës nuk janë të tillë.

“Jo njerëz jo! Kanë zgjedhur artikujt e portaleve që ju kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani jemi shokë të vërtetë të Kiara Titos. Kush dreqin janë këto shokë? Ca individ që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz”, shkruan Niko.

Niko Komani, kundër produksionit të "BBV"/

Më tej, stilisti thekson se e konsideron veten me fat që ka një shoqe të ngushtë si Kiara dhe se miqtë e saj të vërtetë kanë qenë gjithnjë pro lidhjes dhe ndjenjës së Kiarës dhe Luizit.

E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjeri për të arritur këtu ku jemi sot!

Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit.

Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton e atë shoqen time si mbretëreshë aty ( 100% me kushtet që ka aty) që kështu unë Gena Greca, Liesa Haxhiasllani dhe Xheni Karamani kemi qenë, jemi dhe do jemi pro kësaj lidhjeje të Kiara Titos”, shkruan më tej Niko Komani.

Niko Komani, kundër produksionit të "BBV"/

Gjithashtu ka reaguar në lidhje me përmendjen e lidhjes së Butrint Imerit dhe moderatores duke e quajtur një turp që një femër ka në krah dikë tjetër dhe i përmend lidhjet e së shkuarës.

Dhe boll me atë muhabetin me atë këngëtarin tjetër se na lodhët! Siç thotë dhe një shoqja ime. Muhabet i mbyllur pa nisur. Fik ama. Na keni lodhur me një muhabet të lodhur. Sa turp që një femër ka dikë në krah dhe është e lumtur dhe ju tregoni se kë ka patur dikur? Seriozisht? Sa të kalbur jeni ore?

Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, e përmbyll postimin e tij Niko Komani./ CNA.al

Niko Komani, kundër produksionit të "BBV"/

Publikuar nga Publik Media