Mjegulla që ka mbuluar ngjarjen e rëndë në ish-bllok, skemë për të shpëtuar grupin e Ervin Matës, trafikantit të pushtetit

E gjithë propaganda e kontaminuar nga trafikantët e pushtetit çirret “pse u lirua i plagosuri Ervis Martinaj” dhe askush nuk kujtohet të thotë “pse nuk arrestohet vrasësi Mevjol Bilo”; pse supërtrafikanti i lidhur me politikën Ervin Mataj, i skeduar nga DEA amerikane, u “vetëdorëzua” dhe u lirua pa i hyrë “gjëmbë” në këmbë?! Kush urdhëroi prishjen e provave në vendin e ngjarjes dhe kush i ndërroi gëzhojat e pistoletës së krimit?

Duket sikur është e ngatërruar dhe e mjegullt, dinamika e ngjarjes, që ndodhi më 4 tetor 2018 në lokalin “Monopol” në ish-bllok, ku u vra 1 person dhe u plagosën 2 të tjerë, por në fakt, si në çdo rast e krim, ekspertimet policore, ngatërrohen e bëhen qëllimisht të mjegullta, kur fijet e hetimit, çojnë në grupe e individë, të lidhur me interesa të pista e pushtete të lidhur me to, si në rastin “Mata-Gjata”.

Kanë kaluar 7 muaj nga ajo ngjarje dhe vetëm 24 orë më parë, u lirua nga akuza Ervis Martinaj, ndërkohë që sipas informacionit që disponojmë, ardhur konfidencialisht nga zyrat e Institutit të Policisë Shkencore, deri tani, me urdhër të drejtorit të këtij institucioni Xhevair Çeloaliaj, janë hartuar 4 raporte ekspertimi, të kundërt me njeri-tjetrin, në pritje për një version tjetër.

Faktin e akt-ekspertimeve të vonuara, gjysmake, të dyshimta e të kundërta si version hetimor, të paraqitura prej policisë, e kanë provuar dhe prokurorët e gjyqtarët, në 5 proceset dhe 13 seancat gjyqësore, të bëra deri tani, për ndalim-lirim-kërkimet e pjesmarrësve në këtë ngjarje.

E gjithë “kleçka”, qëndron tek dëmtimi i provave fizike në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë marrë vetëm me kamerat, se kush hyri e kush doli nga lokali, kur pjestarët në ngjarje, janë vetë-deklaruar për prezencën dhe shkakun e konfliktit, duke akuzuar këngëtaren Elvana Gjata dhe të dashurin e saj, Ervin Mata (Mataj).

Pika e errët, që po zbeh shkaktarët e konfliktit dhe po fsheh autorët e njohur të krimit, për ta tjetërsuar në adresime të tjera, janë gëzhojat e gjetura në tapetin dhe tavolinat e lokalit, të cilat janë ndërruar nga një dorë e interesuar.

Po kështu, zhdukja e armës së Redi Popeskut se gjoja i kishte humbur, ndërkohë që versioni i policisë paraqitet si sulm nga viktima Fabian Gaxha (që nuk flet dot), dhe si vetëmbrojtje me rrëmbim arme nga të sulmuarit e grupit “Mata-Gjata”, që nuk po vetëdorëzohen e po lihen në heshtje e të lirë.

Kujt i intereson mjegullimi dhe “pastrimi” i këtij krimi, kur siç dihet, me administrim-mbikëqyrjen e provave dhe hetimin policor, është marrë direkt drejtori Ardi Veliu, bashkë me Drejtorin e Institutit të Policisë Shkencore, Xhevair Çeloaliaj, të cilin e ka besuar, paçka se para disa muajsh është akuzuar nga vartësi i tij Viktor Hajdari, për ndërrim, falsifikim e zhdukje provash edhe në akt-ekspertime krimesh të tjera të rënda.

Përse nga policia shkencore, vazhdon vihet vërdallë, me “100 lloje” ekspertizash të ndryshme nëpër gjykata e prokurori, që krijojnë mjegull me gëzhoja false, me dëshmi kontradiktore e pamje filmike të pa zbardhura?!

Përse policia e drejtësia, po bën sikur ka “harruar” emra personazhesh, shkaktarë e pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndë, të cilët, nga prangat i ka lënë të lire, të vazhdojnë bizneset, për të cilat janë skenduar nga drejtësia në Shqipëri, por edhe janë arrestuar nga DEA Amerikane në Austri e Brazil, apo që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, që bëjnë filma e koncerte, në promovimin e të cilëve, u shkon dhe kryeministri si spektator?

Në rastin konkret, personazhet e kësaj ngjarjeje, nuk janë individë të thjeshtë por janë ”VIP”-a të botës së luksit, me miliona të ardhura nga trafiqet dhe policia duhet ta di dhe e di shumë mirë, që këngëtarja Elvana Gjata, nuk ka as fabrika, as biznes avionësh e tragetesh.

Por ka të fejuarin Ervin Mata, ish-aksioner më 40% tek Gërdeci, që i ble unaza 300 mijë euro, që i bën datëlindje 500 milionë lekë, që i bën fejesë 700 mijë eruro, që i blen dyqan nusesh 1 milionë euro, që i ble makinë 100 mijë euro, garderorbë artistike, mbrëmjesh e daljesh të përditshme nga 600 mijë euro, që i prenoton udhëtime e pushime nga 200 mijë euro dhe i cakton truproje oficer special shteti, me pagë 5 mijë euro në muaj.

Ndaj dhe ngre koburen, kundër kujtdo e kudo qoftë, siç veproi më 4 tetor në ish-Bllok, ku u vra Fabion Gaxha, u paralizua Eljon Hato e u plagos Ervis Martinaj, njeri që nuk flet dot për të vërtetën e tjetri që u mbajt në burg pa asnjë provë duke qenë viktima e kësaj ngjarje.

Në vijim, do faktojmë, se cilëve shtetarë, politikanë e oligarkë, u intereson fshirja e kësaj ngjarjeje të rëndë, cilat janë lidhjet e tyre me pjesëtarë të grupit të ngjarjes, çfarë roli kanë Ardi Veliu e sidomos Fatmir Xhafaj dhe përse(!), dhe denoncimin zyrtar, se si Drejtori i Institutit Shkencor në Policinë e Shtetit, Xhevair Çeloaliaj, ish-kryetar i PS dhe ish-Drejtor i Portit të Vlorës, shkarkuar për trafiqe, ka zhdukur prova./ Pamfleti

Publikuar nga Publik Media