Mos bini në kurthin e Putinit

Nga Johannes Boie, BILD

Diktatori nga Moska po kërcënon sërish gjysmën e botës. Dhe është e kuptueshme që njerëzit në Gjermani janë gjithashtu të shqetësuar. Rusia është e madhe, ne e njohim si një vend të fuqishëm dhe të fortë.

Por realiteti është ndryshe: vendi i madh në lindje është bërë i dobët. Dekada korrupsioni e kanë shteruar atë! Vetë rusët po ikin nga Putini.

Të gjithë fluturimet nga Rusia janë rezervuar plotësisht. Të rinjtë duan që të thyejnë krahët, vetëm të mos shkojnë në luftë për diktatorin e tyre. E tmerrshme- por e kuptueshme!

Tanket që Putini po dërgon tani në Ukrainë janë dekada më të vjetra se ushtarët rusë që do të vdesin në to! Ukraina ka kapur tashmë qindra prej tyre.

Vendet perëndimore, përfshirë Gjermaninë, janë kundër Putinit. Disa ndihmojnë Ukrainën më shumë, të tjerët më pak. Por të gjithë janë pa mëdyshje kundër Putinit.

Ky unitet është forca jonë. Dhe Putini dëshiron ta shkatërrojë këtë forcë, duke na trembur. Ne nuk biem në kurthin e tij!