Musk: Twitter-in nuk po e blej për para, por për të ndihmuar njerëzimin

 

 

Multimiliarderi Elon Musk shprehet se po e blen kompaninë e rrjetit social Twitter për të ndihmuar njerëzimin.

Përmes një postimi në Twitter, ai thotë se blerja e kompanisë nuk është për qëllim fitimi.

Sipas BBC, Musk duhet që të përmbyllë blerjen e kompanisë, ose në të kundërt do të hyjë në një proces gjyqësor me pronarët aktualë.

Një ditë më parë, Musk publikoi një video të tij duke u futur në selinë qendrore të Twitter teksa në krah mbante një lavaman.

Në gjuhën e biznesit, lavamani i kuzhinës simbolizon një person i cili blen një numër të lartë të aksioneve të një kompanie, por nuk dihet nëse ky është kuptimi i videos së Elon Musk.

Multimiliarderi ka treguar përmes postimeve të tij dhe vizionin për ndryshimin e Twitter. Sipas tij, kjo platformë duhet të jetë mikpritëse për të gjithë.

“Twitter duhet të jetë më mikpritës. Kjo nuk do të thotë se përdoruesit mund të publikojnë çfarë të duan dhe të thonë çfarë të duan pa u penalizuar” – shkruan Musk në një postim