Këngëtarja ikonë ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë. Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj.
Në deklaratën për media thuhet:
Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.