Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar se Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë Presidente e Kosovës, në rast se ata fitojnë zgjedhjet.
“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, tha Kurti.
Ai e quajti Osmanin “presidente në detyrë që duhet të ri legjitimohet”.
Edhe Osmani ishte në të njëjtën linjë me Kurtin.
“Kemi presidenten në detyrë që duhet të ri legjitimohet. 14 shkurti duhet të jetë një referendum. Qytetarët na njohin e dinë kush jemi dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë. Lista do të dorëzohet të shtunën siç e kërkojnë afatet e procedurës përkatëse”,- u shpreh Kurti.