Nis akti final dhe zyrtarizimi i vrasjes së Shqipërisë!

Nga Kreshnik Osmani

Po prisja te verofikoj lajmin dhe dokumentin. Tashme ne Fletoren Zyrtare. Qeveria e Rilindjes do të japë me (Koncesion) Partneritet Publik Publik privat nënshtetësinë shqiptare. Siguria Kombëtare në dorë të një privati, që asnjë dreq dhe asnjë bir nuk ka fuqi ta marrë vesh se kush mund të jetë, do të ketë në dorë të vendosë se cilët do të jenë banorët e rinj të Republikës së Mjerimit dhe të shpopullimit. Dorëzimi i Shtetit Shqiptar tek kompanitë private të lidhura me interesa krejtësisht të panjohura është faza përfundimtare e shpartallimit tonë si Komb. Në shumë vende të botës, shalqiri nuk shitet i gjithi bashkë, por shitet llokma llokma. Kështu është duke e shitur Shqipërinë edhe kjo bandë mafioze, thellësisht dhe agresivisht antishqiptare.

Ndërkohë “partriotët” e anusit dhe Shoqëria Civile e Sorosit që proteston për cmimin e miellit, të vajit dhe te pecetave higjenike te zonjave dhe ata që merren me gurët, me varret dhe me të shkuarën tonë si Komb, si vegla të maskuara të Regjimit, vazhdojnë të merren me varret e pellazgëve dhe gjuhën e zotave dhe se Zeusi ka pas folur shqip dhe se i gjithë universi bashkë me Aqif Kapërtonin, flasin shqip. Ndërkohë që vëllezërit dhe motrat tona në Dardani vazhdojnë të mbeten të mbyllur si miu në cark dhe nuk guxon njeri t’u japë pasaporta shqiptare edhe pse kjo është shtëpia e tyre natyrale dhe toka amë.

Kjo është për të mbajtur njerëzit të karikuar me mitet, legjendat dhe mashtrimet nacionaliste hajvane, për t’i dhënë kohë qeverisë më antishqiptare të të gjitha kohërave që të vrasë përfundimisht Shqipërinë. Ata nuk flasin kurrë për problemet e vërteta të vendit, por ju mashtrojnë me orgazma nacionaliste të pështira dhe mbledhin te gjithe budallenjte e trojeve shqiptare qe t’i mbajne nen kontroll. Janë shërbëtorët më të sofistikuar të këtij sekti pervers pavaresisht se bejne sikur qajne per Shqiperine.

Ju hipini gomoneve dhe arratisuni, ndërsa ndonjë kompani e lidhur me Sorosin apo me Vucicin do të shpërndajë pasaportat dhe shtetësitë shqiptare me firmë nga Surreli dhe me vulë nga qëruesi i peshkut në Elbason, dashnorët e Ballkanit të Hapur. Po nuk i shkulëm nga rrënjët do të na shuajnë si racë. Pas verifikimeve të nevojshme, tashmë dokumenti është botuar në fletoren zyrtare!

Urime!

Publikuar nga Publik Media