Nga Rene Garzke, BILD
Gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia, është një destinacion popullor pushimesh për shumë rusë. Por në luftë, edhe një foto në plazh mund të ketë pasoja shkatërruese.
Sipas raportimeve të medieve, Ukraina ka shkatërruar një sistem kundërajror të teknologjisë më të lartë në Krime. Një turist dyshohet se zbuloi vendndodhjen e armës së teknologjisë së lartë.
Në sulmin me dron pranë qytetit Yevpatoria u godit sistemi i mbrojtjes kundërajrore S-400 Triumf, njoftoi të enjten Ukrainaska Pravda, duke iu referuar një burimi në shërbimin sekret rus.
Sipas saj, dronët fillimisht dëmtuan radarin e sistemit. Më pas raketat Neptun shkatërruan armën mbrojtëse.
Sipas raportimeve, arma e teknologjisë së lartë kushton 1.1 miliardë euro. Ushtria ruse nuk e ka konfirmuar akoma goditjen, por ka raportuar vetëm rrëzimin e 11 dronëve.
Banorët filmuan shpërthimet gjatë natës. Në video shihet zjarri edhe nga një distancë e largët. Yevpatoria ndodhet në bregun perëndimor të Krimesë dhe konsiderohet një vendpushim me vlera kurative.