Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, reagoi për herë të parë për skandalin e marrjes së titullit të investitorit strategjik nga qeveria ku bën pjesë.
Por edhe pse ky skandal nuk ndodh as në republikat e bananeve, Xhaçka tha se nuk ka asgjë të paligjshme në këtë mes.
Për më tepër, ajo tha se ky është investim privat, duke habitur më tej me deklaratën e saj se titullin e investitorit strategjik e ka marrë për shkak të disa çadrave në plazh.
Sipas saj, ky investim po bëhet me paratë e të shoqit biznesmen, Artan Gaçit.
“Ky investim është një investim privat, në një truall privat, nga investitor privat. Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30-vjeçare si një biznesmen i suksesshëm të papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike!
E dini se çfarë ka përfituar konkretisht? Se jam e sigurt që nuk e dinë as shumë nga kolegët e PD. Si investitor strategjik, ka fituar të drejtën për të pasur prioritet në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për marrjen me qira të plazhit përpara hotelit”, tha Xhaçka.
