Pamje nga operacioni MIRACOLO II
Rosman Sulo, 28 vjeç u arrestua në Shqipëri në kuadër të operacionit “MIRACOLO II”, të zhvilluar nga autoritetet italiane. Operacione u bënë njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali, në pranga ranë 33 persona.
Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.
Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.
Operacioni policor i koduar “MIRACOLO II” u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri , nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe UCI Albania.
Nga Policia e Shtetit u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë Fier, Tiranë dhe Elbasan.
Mëngjesin e sotëm u finalizua operacioni i quajtur “MIRACOLO II”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona.
Ndërsa në Shqipëri, në kuadër të operacionit “MIRACOLO II”, u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi Rosman Sulo, 28 vjeç.
Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.
Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.
Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të punuar përkrah partnerëve, me qëllim goditjen e krimit të organizuar.