Ylli Manjani
Që të merremi vesh.
Opozita politike në vend si dhe, çdokush që mendon dhe sillet si opozitar, duhet të kuptojë se opozitë nuk bëhet kundër Gaz Pajës.
As kundër Çetit, Lucës, Salillarit and co.
Opozita nuk bëhet as ndaj Yuri Kim e DASH-it të saj . As ndaj Sorosit. As ndaj Putinit e Vuçiçit.
Nuk është e thënë të jesh dakord me të gjithë këta dhe mosdakordësia duhet shprehur, por opozita nuk bëhet ndaj tyre.
Opozita bëhet ndaj Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që sundojnë në vend.
Këto janë palët politike. Të tjerët janë pjesmarrës të rastit, por kaq. Pjesmarrësit marrin anë sipas interesit. Ata nuk janë votuar për të të përfaqësuar askënd. Ndah ata sjanë as pushteti e as opozita. Nëse secili prej tyre, apo të gjithë bashkë, bëjnë përshesh, kjo vjen sepse kanë gjetur shesh.
Dhe sheshin e vë në dispozicion pushteti. Opozita është përballë pushtetit, jo përballë atyre që bëjnë përshesh.
Nuk mund të ngatërrohen palët me pjesmarrësit në një papajtueshmëri politike.
Duke bërë opozitë ndaj pjesmarrësve në debat politik dhe jo pushtetit, i zgjatet jeta politike sundimtarit të vetëm.
