Nga Kreshnik Çollaku
Ajo çfarë ka më pak ka opozita dhe Partia Demokratike në dispozicion është koha.
Nuk ka kohë të humbet në kolovarse mendjesh apo interesash të vogla.
Nuk ka kohë të bëjmë sikur nuk kuptojmë atë çka e dimë të gjithë.
Nuk ka kohë për llogari per veten e sherre pa kuptim me njëri tjetrin.
Nuk ka kohe per te ardhur verdalle vetes pafundesisht.
Më shumë se 100 mijë shqiptarë dhe demokratë dhanë një shenjë dhe një shpresë të fortë se Partia Demokratike jo vetëm nuk u asgjesua por i rezistoi çdo lloj projekti për transformimin e saj identitar dhe politik.
Nuk ka kohë per të lënë po aq demokratë të tjerë të çoroditur drejt një subjekti që nuk ka lidhje as historike,as politke as ideologjike me ta.
Nuk ka kohë pêr të lënë mbi 250 mijë votues shqiptarë opozitarë të kyçur në kutinë e abstenimit.
Keto të gjitha janë fida që duhen përballur sot, për të bashkuar fuqinë opozitare dhe për të rikthyer Partine Demokratike në shumicë të shqiptareve.
Nese nuk e kuptpjmë e nuk veprojmë sot..,ajo e rradhës ka për të qenë katastrofë historike e politike për Opozitarizmin në Shqipëri dhe një instalim perfundimtar i Autoritarizmit.
Nese kjo ndodh nuk do të mbeter më askush për tu fajesuar apo ardhur rrotull vetes.
Koha është sot !!!