Përditësime të reja nga WhatsApp, më fund do të fshihni statusin “online

WHATSAPP po bëhet gati të sjellë tre risi që mezi priten nga shumë prej nesh. Edhe pse ende nuk nuk dihet saktësisht se kur do të vihen në funksion këto risi, WhatsApp po merret me zhvillimim dhe testimin e tyre.

Komunitetet WhatsApp

Komunitetet janë në thelb grupe të mëdha që përmbajnë biseda nga grupet e tjea. Çdo komunitet është si një “grup” gjigant për grupet ekzistuese WhatsApp. Për shembull, ju mund të keni një komunitet pune që do të ketë shumë grupe më të vogla brenda. Kur kjo risi të vihet në funksion, ju mund dërgoni mesazhe në grupe të shumta në të njëjtën kohë.

Fsheh statusin “online”

WhatsApp aktualisht po teston një veçori që ju lejon të fshehni statusin tuaj “online”. Kjo risi do t’ju lejojë të përdorni aplikacionin në fshehtësi. Për momentin është e pamundur të fshehësh faktin që je online. Gjithçka që mund të bëni është të fshihni statusin “last seen”. Përditësimi i ri do të jetë i disponueshëm te Settings > Privacy > Last Seen & Online.

Ruajtja e teksteve të fshira

WhatsApp po punon gjithashtu në një mënyrë për t’ju lejuar të ruani mesazhet që zhduken. Kjo do t’i lejonte përdoruesit të përjashtonin disa tekste në mënyrë që të mos zhduken. Këto mesazhe të ruajtura do të ruhen në një zonë të veçantë brenda aplikacionit të quajtur “Mesazhet e ruajtura”.