Një grua ka humbur jetën poshtë Mbikalimit të Patokut në aksin rrugor Tiranë – Lezhë. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.
Vdekja erdhi pas përplasjes së saj nga një makinë në orët e para të mëngjesit. Shoferi që shkaktoi aksidentin nuk ka ndaluar për të njoftuar ambulancën, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kubinit ka nisur hetimet. Në njoftimin paraprak thuhet: “Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.