Policia kontrolle të shtuara në kryeqytet për drejtuesit e motomjeteve

Policia Rrugore e Tiranës në kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, ka pasur vëmendje të shtuar ndaj drejtuesve të motomjeteve, të cilët gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës, nuk përdorin jelekun fosforeshent, si dhe ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë gara shpejtësie, të cilët janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore thotë se ka goditur 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e gjobave për shkeljet e kryera.

Ndërsa 30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

323 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë verifikuar dhe proceduar 143 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.