Ditën e djeshme Erion Veliaj dhe Edi Rama dhanë shfaqjen e rradhës para syve të publikut me një ceremoni në Zall Herr të Tiranës ku propaganduan se strehuan në shtëpi të reja disa familje të prekura nga tërmeti. Siç e kërkon “adeti” si Rama ashtu dhe Veliaj nuk lanë banor pa dalë së bashku në fotografi.

Foto kryesore e propgandës së djeshme ishte dalja e Veliajt dhe Ramës ngjitur me dy nëna me shami nga komuniteti i Zall Herrit. Madje Erion Veliaj nxitoi të dilte në fotografi edhe duke e kapur përqafe njërën nga nënat a thua se dashuria e tij për të ishte e pafundme.

Por për fat të keq, sot rezultoi se përqafimi i Veliajt me nënën e Zall Herrit nuk ishte shprehje dashurie dhe përulësie për të, por propagandë e pastër e cila sot u shndërrua në një thikë pas shpine për atë nënë. Pse do thoni ju?


Sepse po e njëjta nënë u përball sot me policët e Veliajt të cilët me harbutëri shkuan t’i sekuestronin domatet dhe sallatën a thua se po ndërtonte ndonjë pallat pa leje si Morina apo Salillari.
Është e habitshme në fakt se si Veliaj dhe policët e tij mund të gjurmojnë dhe gjejnë çdo nënë me shami që shet perime në çdo cep të Tiranës, por e kanë të pamundur të shikojnë se si pallate me 9 apo 12 kate pa leje ndërtohen në një ndër zonat më të kërkuara të Tiranës siç është Liqeni i Thatë./ Joq