Presidenti Bajram Begaj është nisur ditën e sotme në SHBA, ku do të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Së bashku me Presidentin Begaj kanë shkuar dhe 22 persona, si këshilltarë, gazetar, zonja e parë Armanda Begaj dhe djali i tyre.
Por ajo që bie në sy është se në listën e personave që do të shkojnë në OKB, është edhe parukierja e Zonjës së Parë.
Ndonëse e cilësuar si “këshilltare e jashtme”,
Lili Ismaili është parukierja e zonjës së parë Armanda Begaj. Në rrjetin social, Instagram ku dhe promovon punën e saj. Ismaili, nuk ka ngurruar të hedh herë pas here foto të stilimeve që i ka bërë zonjës së parë.

Por ky nuk mbetet i vetmi rast, pasi në “cilësinë” e këshilltarit, Begaj ka marrë në Nju Jork edhe Asllan Baraj
dhe Zhaneta Hashorva.

Sipas listës Asllan Baraj është Këshilltar i Jashtëm, por që në faqen zyrtare të Presidencës nuk emri i tij nuk figuron.
Ndërsa Zhaneta Hashorva është shënuar si shoqëruesja e Zonjës së Parë. Por sipas një kërkimi shihet që Baraj dhe Hashorva janë çift dhe kanë një kompani së bashku me emrin “Euro Ceramica”.