Prokurori italian: Mafia shqiptare e strukturuar, ka arritur majat falë korrupsionit të thellë

Mafia shqiptare tashmë ka arritur majat dhe njihet edhe ndërkombëtarisht. Prokurori i njohur i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, flet troç dhe tregon mbi lidhjen e ngushtë të krimit shqiptar dhe politikës në vendin tonë.

Prokurori i njohur italian tregon se korrupsioni i madh në Shqipëri ka ndihmuar në pasurimin dhe forcimin e mafias në Shqipëri. Gratteri flet në një interviste për një nga youtuber-at më të njohur italianë, Muschio Selvaggio.

“Mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve të vilave, por është një mafia shumë e strukturuar që është pasuruar shumë në vendin e saj falë një korrupsioni të niveli të lartë”, shprehet Gratteri, i cili ndër të tjera flet edhe për Ndraghetan, e cila është një nga mafiat më të fuqishme në Europë dhe raportohet të ketë lidhje edhe me atë shqiptare.

Mafia kalabreze Ndrangheta ka një xhiro biznesi të barabartë me 50 miliardë euro në vit, është e pranishme në Australi, në SHBA, Kanada, Gjermani e cila është vendi europian me praninë më të madhe të ndranghetistave në territorin e saj, pasi ka një lesgjislacion të favorshëm e jo një kontrast të vërtetë kundër pastrimit të parave të pista.

Në Gjermani mund të hysh në një dyqan makinash me një valixhe me para të blesh me para në dorë një automjet e askush nuk të pyet se ku i more këto para. Ndrangheta mbetet një nga mafiet më të besueshme në bashkëpunimin me kartelet amerikano jugore, për egërsinë e tyre, për numrin e pakët të të penduarve, për garancinë e besueshmërisë që japin në aktivitetit kriminal.

Ndrangheta është tashmë në brezin e tretë të brokerave që punojnë e jetojnë në Amerikën e Jugut e kontraktojnë kokainë prej gati tre gjeneratash. Për të hyrë në biznesin e kokainës së familjes të Cosa Nostra i kërkojnë leje Ndragheta-s kalabreze e cila ka monopolin e këtij trafiku në botë”, ka deklaruar ai.

Nicola Gratteri është një nga njerëzit më të mbrojtur në Itali, pasi është në shënjestër të mafies. Ai ka treguar dhe episode nga planet e eliminimit.