Pse po e largon Rama ambasadoren KIM?!

Ministria Per Europen dhe Punet e Jashtme, sot per here te pare qe nga krijimi i saj, ka njoftuar nisjen e procedurave per zevendesimin e nje ambasadoreje. Jo ambasadoreje te Shqiperise qe ka ne varesi, por nje ambasadoreje te huaj, jo nje ambasadoreje te nje vendi armik te shpallur non grata, por ambasadoren e vendit me strategjik per vendin.
Para se te shpallet incident diplomatik ne 100- vjetorin e marredhenieve me SHBA, disa pyetje lindin natyrshem. Me çfare kompetence MEPJ njofton nje procedure zevendesimi ambasadoresh te nje vendi tjeter? Ku e ka njohur kete praktike? A ka marre lejen e vendit mik per ta bere kete? Pse eshte kaq e preokupuar per interesimin e gazetareve ne kete çeshtje, kur ende nuk ka dhene 2 gisht leter – njoftim per Amant Josifin, per Investitorin strategjik, me emerimin e motres se Dumanit? Pse eshte kaq e hapur per nje procedure qe nuk i takon kur nuk ka dhene asnje informacion minimal per nje ambasador shqiptar ne Bote?
Me siguri qe keto pyetje nuk do marrin pergjigje nga Ministria, sepse ai institucion nuk ka asnje lidhje me transparencen, por nga heshtja do konfirmohet ajo qe tashme dihet, se Ministria e Europer dhe Puneve te Jashtme, ashtu si çdo institucion i Shtetit, po perdoret si paçavure nga Udheheqesi Suprem per te nxjerre inatet me perfaqesuesen diplomatike me te rendesishme ne Tirane, edhe me koston e nje incidenti diplomatik./ Enton Abilekaj