Dy mandate të përmbleshura në një fotoNuk ja vlen më as të shkruash , as të denoncosh e as të thuash të vërteten në këtë vend. Skandalet që mund të ishin ortek për çdo qeveri në Ballkan jo më Europë këtu na duken si lajme pa interes. Kaq shumë skandale ndodhin çdo javë sa kemi fituar imunitetin e tufës si shoqëri.
Nuk kam asgjë me Ahmetajn, Ballukun,Fugën e vogël , dhe Maznikun e Velisë. Por nuk e kuptoj pse na poshtërojnë papushim dhe janë kaq të pashpirt dhe cinikë në infinit! Pse nuk tregohen pak më me takt të paktën sa për sy faqe të ‘deleve’ që presin t’ju marrin edhe një herë votēn për kalërimin e tretë. Ka akoma mish më të mirë se i Nusretit të Dubait , Tepelena, Skrapari, Kukësi apo Vlora.
Hani derra e pini derra por këtu brenda!
Eshtë poshtëruese deri në palcë që darkosh në një ndër restorantet më të shtrenjta të rruzullit, El Nustret në Dubai ku një byftek i thjeshtë kushton shumë euro dhe Shqipëria është zhytur në mjerim , përmbytje, pandemi dhe varfëri.
Samir Mane po, le ta hajë biftekun e Nusretit. E meriton dhe kripën e Ahmetajt edhe piperin e Fugës së vogël edhe limonin e Belinda Ballukut dhe servisin e Maznikut të bashkisë.
Samiri biznes bën dhe shërbëtorët duhen gostisur me mish, verë të shtrenjtë dhe salltanete. U bënē vite që bluajnē e përtypin llokma të mëdha. Kryellokma Rama nuk merret me vogēlsira si restoranti i Nusretit në Dubai. Video që pushtoi rrjetin në pak orë është sintezë e 8 viteve qeverisje. Ku skandalin e javës nuk e zë java.
Ushqimi i darkës ka kushtuar disa mijëra Euro, pazaret që janë bërë aty për rrjepur ndonjë copë që ka mbetur nga Shqipëria ka kushtuar disa dhjetra milionë Euro.
Por të jeni të sigurtë për një gjë, dhe ushqimin dhe darkën i ke paguar ti unë dhe qytetarët e këtij vendi. S’i ka paguar as Samiri, as Tigri, as Fuga, i ke paguar ti..
I kam paguar unë dhe ti, o dele …
Kjo qeveri është qeveria e memeve.
Nuk ka fjalë dhe shkrim që ja kalon memeve për të. Ndaj vendosa ta mbyll këtë shkrim me meme:
Shqiptarët nuk do paguajnë asnjë kokërr leku’zero lek’
Do të siguroj shqiptarët se situata në Dubai është e qetë
Post Scriptum- Nuk ka fjalë e video që përshkruan saktë Qeverinë e Memeve