Pren Thaci
New York
Edi Rama në USA, ka festuar krishtlindjen ne shoqërinë e “konsullit” të vet, Sal Rusit, i tha nje burim PUBLIK.live
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndjekur ndeshjen e basketbollit në Florida pak kohe me pare, nën shoqërinë e Sal Rusit, milionerit shqiptar që jeton në Staten Island në Nju Jork në një prej vilave më me histori që ka pasur metropoli i botës.
Kryeministri i Shqipërisë ka miqësi me të hershme me bosin e pastrimit të gratacielave në Nju Jork dhe është takuar edhe herë të tjera me të.
Mediat amerikane kanë shkruar kur Hillary Clinton shkoi në një darkë atje atëherë shtypi i Nju Jorkut e atakoi atë si një vizitë të gabuar.
Mediat konsideruan atëherë për vizitën e Clinton se “vendi me lidhje mafioze nuk ishte përzgjedhja më e mirë për kandidaten për presidente të SHBA”.
Kryeministri Rama e kishte shpallur publikisht në Nju Jork – në një takim vjetor organizuar nga KKSHA biznesmenin shqiptaro amerikan Sal Rusi si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në SHBA, megjithëse kjo gjë nuk është realizuar asnjëherë.
Në krah të Kryeminiatrit Rama është dhe nje serbo-malazes i cili quhet Mirsad Velic ne USA mban emrin Mike Velic. Ai ka jetuar ne Ulqin dhe është martuat me një kosovare. Ata njihen si donatorë të kampit demokrat. Surpriza eshte dhe Bill De Blasion, Majori i NY Yorkut , i cili njihet per lidhjet e ngushta me Sal Rusin dhe donacionet e tij prej mijera dollare.(https://nypost.com/2016/08/15/shady-firm-donated-nearly-55k-to-de-blasio-campaign-report/)
Miqesia e serbit me Sal Rusin dhe afersia me Xhorxh Soros ndoshta ka mbledhur bashke me ta edhe Kryeministrin shqiptar i cili thuhet se po i qendron afer miliarderit amerikan Xhorxh Soros, pasi ky i fundit eshte shume semure dhe mjeket nuk i kane dhene shpresa. Ndoshta ne ditet ne vijim do te kemi nje korrespondece te plote rreth ishullit ku jeton milioneri dhe donatori i kampit demokrat Sal Rusi.