Rita Ora ka filluar një romancë të re, ndërsa kohët e fundit ka nisur dhe pushimet me të dashurin e saj në Ibiza, Spanjë.
Ajo është në një lidhje dashurie me regjisorin e filmave dhe videove muzikore hunky, Romain Gavras, 39 vjeç.
Me një grup miqsh, ata kanë shijuar detin dhe rrezet e diellit, teksa nuk i kanë shpëtuar as paparacëve.
Në një moment, Rita ka hequr bikinit e saj duke u zhytur topless në det pranë partnerit të ri, fotot e këngëtares kanë bërë xhiron e rrjetit.
Sakaq, këngëtarja ka postuar edhe në instagramin e saj disa foto me bikini dhe tejet sensuale.
Në një nga fotot këgëtarja ka nxjerrë gishtin e mesit, ndërsa nëna e saj, i ka lënë komentin epik.
“Gishtin poshtë menjëherë” i ka lënë koment nëna e saj, Vera.