Rozana Radi pranon se i ka kushtuar këngë partnerit: Ato që shkruajnë tekste këngësh dhe që thonë se nuk është përjetim personal, gënjejnë’

Rozana Radi njihet për baladat shumë të njohura që ka realizuar. Madje ajo ka qenë pjesëmarrëse disa herë në festivalin “Kënga Magjike” me balada, ku ka arritur të jetë edhe fituese. Së fundmi ajo ka pranuar se i ka dedikuar një tekst partnerit të saj.

1

Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin ‘’Jondia’s room’’, ku u pyet nga Jonida Maliqi nëse i ka dedikuar ndonjëherë një tekst partnerit apo ish-partnerit. Përgjgja e Roaznës ishte po.

“Po i kam kushtuar, mos e vazhdo më tej pyetjen. Kam 10 vite me partnerin që kam dhe këto tekstshkruese që bëjnë tekste këngësh dhe që thone teksti nuk është përjetim personal, po aq shumë gënjejnë sa nuk e ke idenë. Por në privat thonë që është, sa të hapen kamerat fillojnë ndryshojnë mendi”, është shprehur Roazana.

Ndër të tjera ajo shprehu edhe se ka dëshirë të marrë pjesë në Festivalin e RTSH apo edhe në Eurovizion, por gjithnjë nëse do të kishte materialin e duhur muzikor që të pëlqehet edhe nga publiku.

‘’Kam shumë dëshirë që të marr pjesë në një festival të fundvitit. Nëse është kënga e duhur, nëse publiku e do, sepse e ndien. Unë ur mora pjesë në Kënga Magjike, e ndieja që pubiliku e pëlqen këngën time, duket nga mesazhet dhe telefonatat që merr edhe pasi janë prezantuar të gjitha këngët e tjera’’.- tha Roazana.

Rozana Radi është gjithashtu e njohur për karrierën e saj të suksesshme jo vetëm si këngëtare por edhe si tekstshkruese, aktore, moderatore dhe si biznesmene. Për sa i përket moderimit ajo është shprehur se është shumë e vështirë në Shqipëri, gjithashtu ka treguar marrëdhënien e saj me kolegen Fiori Dardha, ku deklaruar se pavarësisht se kanë qenë çdo ditë në emision gjatë një viti kur nuk flisnin me njëra tjetrën.

‘’Unë bëj një emission satiriko-investigativ dhe në Shqipëri është shumë e vëhtirë. Mendoj që nga të dy emisionet që kemi paralel jam burri më i mirë që e bëj këtë format .Me Fiorin zihemi shumë dhe nuk flasim. Sherr nuk bëjmë por thjesht nuk flasim. Ne kemi bërë emission një vit dhe nuk flisnim fare.’’ –  tregoi moderatorja.