Rënia e blegtorisë, , zëvendëson prodhimin vendas pasi është më i lirë
Sipas të dhënave të Doganave, në tregun vendas është shënuar një rritje e ndjeshme e sasisë së qumështit të importuar, duke kompensuar uljen e prodhimit vendas. Në periudhën janar-prill 2023, importet e qumështit u rritën me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2022. Në vlerë, importet për katër muajt e parë shtuan 39%.
Disa kompani vendase, bazuar në çmimet e shitjes në supermarkete, kanë zvogëluar çmimet e qumështit të paketuar të lopës në shkallë 30-36% në muajin maj krahasuar me muajin prill. Megjithatë, sipas të dhënave nga fabrikat përpunuese, qumështi i lopës i shitur nga fermerët shqiptar vazhdon të kushtojë në një rang çmimi 65-75 lekë pa TVSH ose 80-90 lekë me TVSH.
Operatorët e tregut theksojnë se rënia e prodhimit vendas nuk është shkaktuar nga mungesa e interesit të blegtorëve, pasi çmimet aktuale janë shumë të favorshme për ta. Megjithatë, sasia e prodhuar ende nuk plotëson kërkesën e sektorit të përpunimit të qumështit. Megjithatë, në këtë periudhë, sasia e parë e importuar sipas tyre nuk tejkalon 3-5%.
“Në mënyrë të papritur, edhe pse çmimi i qumështit të importuar ka rënë shumë, çmimi i qumështit vendas ende nuk ka pësuar ulje, pasi ka kërkesë të lartë nga përpunuesit që nuk kanë sasi të mjaftueshme. Prodhimi vendas nuk është i mjaftueshëm. Një arsye tjetër për mosuljen e çmimit janë kostot e larta të blegtorëve shqiptarë, të cilat vijnë si rezultat i mungesës së rimbursimeve dhe braktisjes së fermave nga fermerët për shkak të emigracionit”, pohoi një nga kompanitë përpunuese.
Operatorët shtojnë se qumështi i lopës i importuar, duke përfshirë edhe kostot e transportit, blihet 10% më lirë se produkti vendas.

Burimi: Doganat