Sekretari amerikan, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës, ku përmes një postimi në ‘Twitter’ ka dënuar veprimet e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Blinken shkruan se Kosova po përshkallëzon tensionet në Veri dhe i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalojë ‘masat e dhunshme’ dhe të ripërqëndrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Postimi i plotë:
Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit
@albinkurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.