Senatori amerikan kundër ambasadorit Lu: Zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme!

 Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaroi se zgjedhjet pa opozitën mund të konsiderohen legjitime.

Senatori amerikan, Mike Lee në një takim të zhvilluar në Washington me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se janë në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira.

“Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, – thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Republikane, referuar deklaratës së senatorit Lee në takimin me Mediun.