SHBA/ U arratis nga burgu dhe u vra nga policia brenda një ruloje

Policia e shtetit të Oklahomas në SHBA ka publikuar pamjet e një operacioni ku mbeti i vrarë një 38-vjeçar i cili ishte arratisur nga burgu.

Ngjarja ndodhi më 15 nëntor, ku Timothy Johnson u gjet brenda një ruloje në pjesën jugperëndim të kryeqytetit të Oklahomas.

Siç shihet në pamjet e publikuara, ai ishte fshehur poshtë dyshekut të krevatit brenda rulosë. Në momentin që një prej efektivëve zbuloi vendin ku ishte fshehur, 38-vjeçari nxorri pistoletën dhe ia drejtoi policisë.

Efektivët menjëherë i zmbrapsën dhe dolën nga ruloja. Për disa çaste ata shkëmbyen të shtëna me armë zjarri, derisa një prej efektivëve e ekzekutoi 38-vjeçarin.

Nga të shtënat u plagos edhe një efektiv i policisë së Oklahomas, i cili u dërgua menjëherë në spital.

VIDEO