Shkëlqim Fusha kryeoligarku i Tiranës ka përfituar mbi 52 MILIARD LEKË të taksave tona nga Erion Veliaj!

Nëse për secilën nga 61 Bashkitë e vendit do të zgjidhej një kryeoligark, një përfitues të shumave galopante nga taksat e qytetarëve, në Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj do të ishte vështirë të veçoje njërin prej të shumtëve të cilët u shpërndahen paratë publike, në listën e kryebashkiakut.

Sipas të dhënave, është Shkëlqim Fusha ai që ka përfituar i vetëm mbi 52 MILIARD LEKË nga Bashkia Tiranë duke u shpallur fitues në 51 tendera me vlerë marramendëse.

E ritheksojmë që kjo është shuma që kryeoligarku i Tiranës ka përfituar si fitues i vetëm në tenderat e dhëna nga Erion Veliaj kryesisht për pastrim të qytetit, pa llogaritur shumën e ndarë me bashkëpunëtorët e tij në tenderat ku operatorët ekonomikë kanë bashkëpunuar.

Diferenca e Fondit Limit me Ofertën Fituese në tenderat e fituar nga Fusha është vetëm 2 Miliard Lekë.

Përkatësisht e vetme FUSHA shpk ka fituar 6% të vlerës totale të tenderave të Bashkisë Tiranë.

Së bashku me kompaninë e pastrimit të Fiqiri Allmuçës “Silvio shpk” kanë përfituar si konkurrentë të vetëm mbi 50% të vlerës së tenderave të përfituar si operatorë të vetëm në garë. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 1.2 Miliard Lekë për mirëmbajtjen e Sheshit Skënderbej.

23 nga 51 tendera të fituara nga Bashkia Tiranë, i ka të shënuara me REDFLAGS për shkeljeve të rregullave të Prokurimit Publik, pra thënë ndryshe para xhepi në shkelje të ligjit.

Tenderi i fundit që i është dhënë Fushës nga Bashkia Tiranë më 29 Korrik ka ofertë fituese me vlerë 420 Milione Lekë me TVSH për shkurre dekorative. Ky tender është shënuar me Flamur të Kuq për Skualifikim të të gjithë Operatorëve Konkurrues Përveç Fituesit.

Përsa i përket transaksioneve nga Thesari i Shtetit për vitin 2019 e deri më tani, në llogaritë bankare të Shkëlqim Fushës janë transferuar nga instirucionet shtetërore 74 Miliard Lekë.

Nëse keni ende pikëpyetje se pse Çim Fusha nuk ka shkelur ende në SPAK pavarësisht përvetësimeve të taksave të qytetarëve me anë të marrëdhënieve klienteliste me Veliajn, drejtohuni mikut të mbërmjeve gala të kryebashkiakut që për pak muaj lë zyrën.