Një shpërthim masiv vullkanik në Tonga shkaktoi valë cunami dhe ka mbytur ishujt e Paqësorit në hi, duke ndërprerë energjinë dhe komunikimin me jashtë.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern thotë se cunami nga vullkani shkaktoi “dëme të konsiderueshme”:
“Dyqanet përgjatë bregdetit janë dëmtuar dhe do të duhet një pastrim i konsiderueshëm. Nuku’alofa është e mbuluar me një shtresë të trashë pluhuri vullkanik, por gjendja është e qëndrueshme. Kablloja kryesore e komunikimit nënujor është dëmtuar. Autoritetet e telekomunikacionit po punojnë për të rivendosur komunikimin”.


“Kjo është varka pas. Kam lundruar për 30 vjet me të. Të thyhet zemra kur sheh varkat të dëmtuara – Ka varka të fundosura në të gjithë portin, është thjesht e pabesueshme”, thotë një banor.
Vullkani nënujor shpërtheu të shtunën, duke nxjerrë një shtëllungë hiri në qiell dhe duke dërguar lëkundje të forta toke drejt Tongës.
Shpërthimi ishte aq i fortë, sa mund të dëgjohej deri në Zelandën e Re, rreth 2.383 km nga Tonga./
