Soko : 2 milion Euro shpejt e shpejt, t’i ndajë bordi me ministra e me kryeministra
Nga 258 lekë/litër shqiptarët do e blejnë litrin e naftës me çmim të ri.
Kujtoni se është ulur?! E keni gabim! Të gjithë qytetarët që do të drejtohen në pikat e karburantit do e blejnë naftën me 265 lekë/ litër dhe benzinën me 241 lekë/ litër.
Vendimi i Bordit të Transparencës do të hyjë në fuqi nga sot ora 18.00.
Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Eksperti i ekonomisë Pano Soko shkruan:
15 Lek më lart nga ç’duhet të jetë.
Po qëndroi një javë me 265 Lek, që i bie 15 milion litra lëndë djegëse me 15 lek (e zëmë se nuk bie më poshtë çmimi në bursë, po mbetet kaq), i bie nja 2 milion Euro shpejt e shpejt, t’i ndajë bordi me ministra e me kryeministra.
Ishalla në fyt..
