Si nuk qëlloi një herë ‘polici simulues’, kur ndahen llokmat e tenderave ?

Ylli Manjani

Ky “polici simulues” si nuk qëlloi asnjëherë aty ku ndajnë bakshishet e majme ustallarët e lejeve për prodhim energjie; të lejeve të ndërtimit, apo të tenderave sekretë?!

Mbeti se spitali i traumës ku trauma më e madhe është rrogëza që u jepet mjekëve nga pushteti hajdut…!

Se ky kodosh pushteti arreston mjekë e mbyll shkolla me qëllim që të mos merremi me rrjepjen që do na bëjnë te fatura e dritave, apo me ndarjen e superllokmave nga tenderat, lejet dhe koncensionet.

Dhe sigurisht, mjekët që vijojnë të punojnë në spitalet e pushtetit janë fajtorë, në vend të shkojnë në Gjermani…

Publikuar nga Publik Media